Leao: Këta janë dy kampionët

Futboll

Leao: Këta janë dy kampionët

Më: 1 mars 2022 Në ora: 17:48
Leao: Këta janë dy kampionët

Rafael Leao ka dhënë një intervistë të gjatë për DAZN, që do të publikohet më 3 mars. Milannews ka publikuar disa nga deklaratat e bëra nga portugezi:

“Fillimi nuk ka qenë i lehtë sepse kam ardhur në një kampionat ndryshe dhe nuk flisja italisht. Isha 19 vjeç dhe kishte shumë kundërshtarë të nivelit të lartë. Megjithatë, të gjithë më kanë ndihmuar dhe tani gjërat shkojnë më mirë”.

Për marrëdhënien me Pioli-n – “Pavarësisht vështirësive, Pioli më ka dhënë besim dhe një vend në formacionin titullar. Është falë tij që jam bërë lojtari që jam sot. Më ka përcjellë mentalitetin e duhur sepse më ka shtyrë gjithmonë të besoj te vetja. Më thoshte: ‘Ti ke talent, por të mungon pak mentaliteti fitues.

Nëse do të arrish në nivelin e Mbappe dhe Ronaldo, duhet të bësh diferencën në çdo ndeshje, përndryshe do të jesh një lojtar banal’.

“Mbappe dhe Ronaldo janë dy kampionët që më frymëzojnë, janë ata që shikoj më shumë në YouTube. Unë nuk jam akoma një golashënues si ata, por po mësoj dhe dua të arrij në atë nivel”.

Theo Hernandez – “Ka thënë se është më i shpejtë se unë? Një herë duhet të bëjmë një garë në stërvitje dhe të vëmë një bast. Theo më pëlqen sepse është shumë i fuqishëm kur del përpara. Për mua është një nga mbrojtësit e majtë më të fortë në botë, një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat