Duka: T’i lëmë mllefet dhe sulmet, të zhvillojmë futbollin

Futboll

Duka: T’i lëmë mllefet dhe sulmet, të zhvillojmë futbollin

Më: 2 mars 2022 Në ora: 11:07
Duka: T’i lëmë mllefet dhe sulmet, të zhvillojmë futbollin

Ka nisur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit Asambleja e FSHF-së, e cila pritet të miratojë propozimin e presidentit Armand Duka, për shtyrjen e zgjedhjeve të organeve drejtuese. Asambleja nisi me nderimin e shumë figurave të sportit, që u ndanë nga jeta kohët e fundit, ndërsa në fillim të fjalës së tij, kreu u FSHF-së, Duka, dha mesazhin për t’I zgjidhur me qetësi dhe në funksion të futbollit përplasjet e fundit në kuadrin e zgjedhjeve.

“Duke vlerësuar me qetësi atë që ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, kam gjetur gjërat që duhet të zgjidhim për zhvillimin e futbollit.

Të lëmë mënjanë sulmet, mllefin dhe inatin e mbartur. Jam i qartë në atë që them, duhet të shohim para, pa u ndikuar nga tensionet artificiale të situatës së krijuar. Kaluam monopate, kreshta e kodrina, por ato na kanë kalitur.

Duhet të mbyllim të kaluarën, siç i takon shtëpisë tonë ku gjithçka zgjidhet me dashuri e vëmendje, jo me gjyqe e penalitete që i përkasin një periudhe të të kaluarës.

Duke reaguar në këtë situatë, ju kërkoj vetëm një gjë, bashkim, kontribut dhe dashuri për lojën përbashkët, futbolli ka nevojë për të gjithë ne.

Nuk do të reshtim së bashkëpunuari me shtetin për ta bindur që investimi nuk është thjesht një dëshirë, por një detyrë e të gjithë neve për të ardhmen e fëmijëve tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat