Valencia ndeshet me Bilbaon

Futboll

Valencia ndeshet me Bilbaon

Më: 2 mars 2022 Në ora: 11:50
Valencia ndeshet me Bilbaon

Me fillim nga ora 21:30 në stadiumin “Mestalla” skuadra e Valencias do të përballet me Athletic Bilbaos.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, respektivisht në fazën e çerekfinales, Valencia shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Cadizit, kurse Athletic Bilbao e mposhti me rezultat minimal 1:0 Real Madridin.

Ndërkaq, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së kësaj gare, Valencia dhe Athletic Bilbao u përballën në stadiumin “San Mames”, ku ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Bilbao do të ketë të gjithë lojtarët e gatshëm, kurse te Valencia do të mungojnë Cillessen, Correia, Gomez, Cheryshev dhe Gaya.

Formacionet e mundshme:

Valencia (3-4-1-2): Mamardashvili; Diakhaby, Paulista, Alderete; Musah, Soler, Racic, Foulquier; Gil; Duro, Guedes

Athletic Bilbao (4-4-2): Simon; De Marcos, Vivian, I Martinez, Balenziaga; Zarraga, Vencedor, D Garcia, Muniain; I Ëilliams, Sancet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat