Yarmolenko fshikullon lojtarët rusë

Futboll

Yarmolenko fshikullon lojtarët rusë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 11:59
Yarmolenko fshikullon lojtarët rusë

Andriy Yarmolenko, lojtar ukrainas i West Ham, iu drejtoi një thirrje të përzemërt kolegëve të tij rusë: “Unë jam Andriy Yarmolenko, lojtar i kombëtares ukrainase. Kam lindur në Shën Petersburg, por jam rritur në Ukrainë dhe e konsideroj veten 100% ukrainas.

Kam një pyetje për lojtarët rusë: Djema, pse rrini si idiotë (budallenj) dhe nuk thoni asgjë? Në vendin tim vrasin njerëz, vrasin gra, vrasin nënat, vrasin fëmijët tanë, ndërsa ju nuk thoni asgjë, nuk keni komentuar ende…

Ju lutem dijeni se çfarë do të ndodhë nëse të gjithë së bashku iu tregoni njerëzve se çfarë po ndodh realisht në vendin tim. Unë i njoh shumë prej jush dhe të gjithë më keni thënë: Nuk duhet të jetë kështu, presidenti ynë po sillet gabim.

A keni ndikim te njerëzit, ju lutem?! Tani është koha për ta treguar veten në jetën reale. Faleminderit për vëmendjen! Lavdi Ukrainës!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat