Alkarkaci: Në këtë moment është e vështirë të mendohet për futbollin

Futboll

Alkarkaci: Në këtë moment është e vështirë të mendohet për futbollin

Më: 2 mars 2022 Në ora: 12:41
Alkarkaci: Në këtë moment është e vështirë të mendohet për futbollin

Në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së, prezent ishte dhe shefi i Federatave në FIFA, Nodar Alkarkaci i cili përshëndet Asamblenë duke deklaruar futbolli shqiptar është modernizuar me infrastrukturë:

“Është e vështirë që këto ditë të ndjekësh lajmet mbi futbollin. Prania ime në Shqipëri mund të lidhet me fjalët e presidentit Gravina dhe mund të shpreh shqetësimet dhe lutjet tona dhe popullin ukrainas pas pushtimit rus në Ukrainë dhe viktimat atje që po përjetojmë çdo ditë.

Futbolli nuk është më prioritet këto ditë sepse duhet të gjejmë mënyrat të shkojmë përpara, pasi edhe komuniteti i futbollit po vuan nga kjo ngjarje. Gjithashtu dua të përmend që shoqëria futbollit tregoi bashkësi, unitet e vendosmëri kur FIFA dhe UEFA morën vendime përkatëse për situatën e krijuar.

E gjithë bota po reagon ndaj këtij veprimi dhe më lejoni që t’ju uroj gjithë të mirat popullit të Ukrainës dhe lutjet e mia.

Sa u përket zhvillimeve për futbollin shqiptar, nuk kam shumë për të shtuar, kam parë një video të shkëlqyer, presidenti Gravina nënvizoi pika të ndryshme që kontributet nga FIFA dhe UEFA në këto ambiente, tek të fushave futbollistike, që i dini, tregon një kontribut të vogël në futboll.

Ndër vite, kisha shansin të ndiqja zhvillimin e futbollit shqiptar duke qenë presidenti i Federatës në Gjeorgji dhe duke qenë dëshmitar i zhvillimit me lidershipin e presidentit Duka keni një stadium fantastik infrastrukturë moderne e mbresëlënës.”, përfundoi përfaqësuesi i FIFA-s, Nodar Alkarkaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat