Vazhdon telenovela Haaland

Futboll

Vazhdon telenovela Haaland

Më: 2 mars 2022 Në ora: 18:30
Vazhdon telenovela Haaland

Vazhdon telenovela Haaland!

E ardhmja e Erling Haaland mbetet një nga rebuset në pritje të verës së ardhshme. Sulmuesi i Borussia Dortmund-it, 21 vjeç, është sigurisht lojtari më i kërkuar në Europë pas Kyalian Mbappe.

Norvegjezi pëlqehet shumë nga Real Madrid dhe Barcelona, por një skuadër tjetër është futur në garë për të siguruar shërbimet e lojtarit dhe mund t’i befasojë dy gjigantët e futbollit spanjoll.

Sipas Express, Manchester City duket se ka nisur kontaktet direkte me menaxherin e lojtarit, Mino Raiola, me të cilin është zhvilluar një takim për të kuptuar sa mundësi kanë Qytetarët që t’ia dhurojnë numrin 9 të jashtëzakonshëm Pep Guardiola-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat