Roberto Mancini mund ta drejtojë skuadrën e madhe angleze

Futboll

Roberto Mancini mund ta drejtojë skuadrën e madhe angleze

Më: 2 mars 2022 Në ora: 18:58
Roberto Mancini

Ralf Rangnick duke se nuk ka gjasa të mbetet në krye të Manchester United sezonin e ardhshëm dhe megjithëse Mauricio Pochettino dhe Erik ten Hag raportohen të jenë kandidatët kryesorë për ta pasuar atë, Roberto Mancini është gjithashtu brenda kësaj liste.

Trajneri i Italisë zgjati kontratën deri në qershor të vitit 2026, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai do të qëndrojë në krye të ekipit kombëtar italian për kaq gjatë. Pavarësisht fitores së Italisë në Euro 2020 në verë, e ardhmja e Mancinit varet kryesisht nga play off-i kualifikimeve të Kupës së Botës të këtij muaji.

“Më mungojnë seancat stërvitore ditore dhe loja çdo tre ditë. Është më mirë sesa ta bësh herë pas here”, tha trajneri në muajin dhjetor.

"E ardhmja ime? Do ta shohim. Kemi dy ndeshje të rëndësishme përpara, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Unë ende nuk jam duke menduar për të ardhmen”, kishte shtuar ai atë kohë.

Presidenti i Federatës së Futbollët të Italisë Gabriele Gravina tha diçka të ngjashme vetëm disa javë më vonë. I pyetur nëse Mancini do të largohej nëse nuk arrin të kualifikohet në Kupën e Botës, ai u përgjigj: “Kjo është diçka që ne do ta vendosim së bashku. Projekti nuk është i lidhur me një rezultat të vetëm. Nëse gjithçka do të ishte rezultat i rezultateve, fitorja në Euro do të vlente një bonus katër-vjeçar”.

“The Telegraph” raportoi në janar se Mancini ishte një opsion për të zëvendësuar Rangnickun në Manchester United në sezonin 2022-23 dhe “The Sun” tani pretendon se “Djajtë e Kuq” nuk do të konfirmojnë trajnerin gjerman sezonin e ardhshëm.

Pochettino dhe Ten Hag janë në pole position për ta zëvendësuar atë, por Mancini mund të jetë një opsion tjetër shumë serioz. United nuk do të marrë një vendim përpara disa muajve të ardhshëm dhe shefat në e skuadrës nga “Old Trafford” me siguri do të mbajnë një sy në play-off-in e Kupës së Botës të Italisë në mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat