Klubet italiane vazhdojnë interesimin për Nedim Bajramin

Futboll

Klubet italiane vazhdojnë interesimin për Nedim Bajramin

Më: 2 mars 2022 Në ora: 19:47
Klubet italiane vazhdojnë interesimin për Nedim Bajramin

Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese, Nedim Bajrami i Empolit ka përfunduar në radarin e dy klubeve tjera italiane të Serie A, Sassuolos dhe Lazios, të cilat duan transferimin e tij gjatë verës.

Rezultatet e fundit të Empolit nuk ishin në përputhje me atë që u shfaq në fushë.

Megjithatë, Aurelio Andrezzoli dhe skuadra e tij nuk e humbin buzëqeshjen se e dinë se rruga e lojës është e duhura dhe e vetmja rrugë që mund të çojë drejt shpëtimit, pavarësisht se fitorja mungon që nga 12 dhjetori.

Edhe ndaj Juventusit, të shtunën e kaluar pati një paraqitje të shkëlqyer, pas fitores surprizë të ndeshjes së parë. Me shumë xhevahir që po shfaqen muajt e fundit: mbi të gjitha shqiptari Nedim Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat