Leonardo i përgjigjet pretendimeve për kontratën prej 200 milionë eurosh për Mbappen

Futboll

Leonardo i përgjigjet pretendimeve për kontratën prej 200 milionë eurosh për Mbappen

Më: 3 mars 2022 Në ora: 10:18
Leonardo dhe Mbappe

Kylian Mbappe vazhdon të shkojë drejt skadimit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain, me francezin që lidhet me Real Madridin dhe Leonardon që ka mohuar që një ofertë zgjatjeje me vlerë 200 milionë euro i është ofruar sulmuesit.

PSG-ja po refuzon të heqë dorë nga përpjekjet për të rinovuar me yllin e tyre, me një dëshirë të kuptueshme nga ana e tyre për të parë 23-vjeçarin e talentuar të qëndrojë në Parc des Princes.

Diskutimet mbeten në vazhdim me Mbappen dhe përfaqësuesit e tij, por raportet për një marrëveshje prej 200 milionë eurosh që është vënë në tryezë janë hedhur poshtë nga drejtori sportiv i klubit.

“Kjo nuk është e vërtetë, ne nuk kemi dërguar një ofertë të saktë”, ka thënë fillimisht Leonardo tha për L’Equipe.

“Ka një element të rëndësishëm: mendoj se gjëja e fundit që do të vendosim në këtë kontratë do të jetë shuma”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat