Alaba rikthehet në radhët e Real Madridit

Futboll

Alaba rikthehet në radhët e Real Madridit

Më: 3 mars 2022 Në ora: 11:45
Alaba rikthehet në radhët e Real Madridit

Pas një pauze të shkurtër, David Alaba rikthehet në radhët e Real Madridit, klub që në fillim të marsit do të luajë ndeshjen kthyese ndaj PSZh-së në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi austriak është një nga figurat kyçe në mbrojtjen e “mbretërve”. Shumë prisnin që ai të mos luante kundër Real Sosiedad dhe kampionit të Francës, por mjekët i dhanë “dritën jeshile” për të luajtur këtë fundjavë.

Rikthimi i tij do të jetë shumë i rëndësishëm për Karlo Ançelotin.

Trajneri italian do të ketë për detyrë të ruajë avantazhin në Primera, por edhe të bëjë një kthesë ndaj “princëve” të Mauricio Poketinjos, për të siguruar një vend në çerekfinale të kompeticionit europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat