A po i rrezikohet pozita?

Futboll

A po i rrezikohet pozita?

Më: 3 mars 2022 Në ora: 14:06
Carlo Ancelotti

Ralf Rangnick ka shumë pak shanse që të vazhdojë të jetë trajneri i Manchester United pas mbyllet së këtij sezoni në Premier League.

Kontrata i përfundon dhe gjermani do të mbetet pjesë e klubit, ndërkohë që në listën e trajnerëve kandidatë është shtuar edhe një emër tjetër.

Bëhet fjalë për Carlo Ancelottin, i cili në Premier League ka drejtuar më parë skuadrat e Chelsea dhe Everton.

Për trajnerin italian mendim pozitiv ka Alex Ferguson, i cili ka ndikim të madh në zgjedhjet teknike të “Djajve të kuq”.

Emrat më të lakuar për stolin e Manchester United janë Erik Ten Hag dhe Mauricio Pochettino, aktualisht trajnerë tek Ajax dhe PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat