Dukagjini mobilizon forcat kundër Prishtinës 

Futboll

Dukagjini mobilizon forcat kundër Prishtinës 

Nga: K. Goca Më: 3 mars 2022 Në ora: 14:23
Dukagjini mobilizon forcat kundër Prishtinës 

Dukagjini nga Klina mobilizon forcat kundër Prishtinës. Klinasit synojnë fitoren e radhës pas triumfit me 3:0 ndaj Feronikelit nga Drenasi.

Kryetrajneri Armend Dallku është para një sfide të madhe, ku pikët i duhen gjithsesi në luftë për ekzistencë. 

“Pas fitores ne xhiron e fundit, këtë fundjavë ne Klinë vjen kampioni ne fuqi, FC Prishtina.

Kjo ndeshje i takon javës se 23-të, dhe zhvillohet ne stadiumin "18 Qershori", ditën e shtunë duke filluar nga ora 13:00.

Përkrahja nga gjithë qyteti është shumë e rëndësishme, për të vazhduar "luftën" për mbijetesë”,- njofton KF Dukagjini.

Klinasit renditen në pozitën e nëntë me 21 pikë, pesë me pak se Prishtina që gjendet në vend të gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat