Krasniqi: Barazimi ishte një rezultat shumë i mirë

Futboll

Krasniqi: Barazimi ishte një rezultat shumë i mirë

Më: 3 mars 2022 Në ora: 17:52
Krasniqi: Barazimi ishte një rezultat shumë i mirë

Për lojtarin e ndeshjes Laçi-Egnatia, Gëzim Krasniqin barazimi ishte një rezultat shumë i mirë, duke ditur se kurbinasit janë pretendentë për titull.

Duke folur në emisioni “Gol pas Goli, kapiteni i rrogozhinasve shtoi se për ta rëndësi ka mbijetesa dhe sadopak pikë të marrin ka rëndësi të madhe.

Krasniqi shtoi ndër të tjera se i “ka trembur” sulmuesit e Laçit, ndërsa vijoi duke thënë se kundërshtari më i vështirë për Egnatian është Kukësi.

Barazimi, motivimi: “Mendoj që kemi bërë mirë në ndeshjet e fundit. Ishim përgatitur shumë mirë dhe e dinim që do të dilnim mirë, në Laç jemi të kënaqur edhe me një pikë", tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat