Tuchel dhe finalja e humbur me PSG-në

Futboll

Tuchel dhe finalja e humbur me PSG-në

Më: 4 mars 2022 Në ora: 15:50
Tuchel dhe finalja e humbur me PSG-në

Thomas Tuchel e ka fituar Champions League me Chelsea-n në sezonin e kaluar, por nuke  ka harruar zhgënjimin e 2020-ës, kur Paris Saint-Germain-i i tij humbi në finale kundër Bayern Munich.

Në dokumentarin Bayern Munich: Behind The Legend të transmetuar në platformën Amazon Prime Video, trajneri gjerman është kthyer të falsë për atë ndeshje, të cilën e konsideron shumë të rëndësishme në karrierën e tij si trajner.

“Bayern Munih ishte favorit.

Një paraqitje normale nuk do të kishte mjaftuar për ta mundur atë skuadër, që ishte në një moment forme të jashtëzakonshëm”, ka thënë Tuchel.

“Më pas, nëse një lojtar si Coman shënon me një goditje me kokë, atëherë e kupton se fati është me ata dhe për ty ka marrë fund. Ose ka qenë fati, ose thjesht Bayern-i e ka merituar fitoren”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat