Stadium “Bernabeu” ka parë shumë rikthime...

Futboll

Stadium “Bernabeu” ka parë shumë rikthime...

Më: 4 mars 2022 Në ora: 15:53
Stadium “Bernabeu” ka parë shumë rikthime...

Pas fitores minimale 1:0 të parisienëve, portieri i Real Madridit, Tibo Kurtua mendon se mund të arrijnë rezultate pozitive në sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi u mposht me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e parë ndaj Paris Sen Zhermeni, në kuadër të 1/8-ës së finales së Ligën e Kampionëve, por gjasat për të kaluar tutje nuk kanë përfunduar.

Sipas portierit të Real Madridit, stadium “Bernabeu” ka parë shumë rikthime dhe përmbysje të rezultateve, andaj një gjë të tillë mund ta presin edhe kundër PSZH-së.

“Bernabeu ka parë shumë rikthime. Sigurisht, për lojtarin siç është Mesi, është emocion dhe ndjenjë speciale për tu rkthyer në Spanjë dhe Madrid”, tha mes tjerash portiere belg.

Ndeshja në mes Real Madrid dhe Paris Sen Zhermenit luhet më 9 mars, në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat