Bordeaux ia bën një dhuratë futbollistit të tij

Futboll

Bordeaux ia bën një dhuratë futbollistit të tij

Më: 4 mars 2022 Në ora: 16:13
Bordeaux ia bën një dhuratë futbollistit të tij

Danylo Ignatenko mund ta përqafojë përsëri familjen e tij.

Në fakt, këtë e ka mundësuar klubi i tij, Bordeaux.

Lajmin e ka në bërë të ditur në konferencë për shtyp David Guion e Gaëtan Poussin, respektivisht trajneri dhe portieri i klubit francez, ku luan mesfushori ukrainas, i huazuar nga Shakhtar Donetsk.

“Nuk kanë arritur ende, por janë larguar nga Ukraina dhe tash Danylo është më mirë. Dua ta falënderoj presidentin për sakrificat që i ka bërë”, thanë ata.

Shumë futbollistë të huaj kanë mbetur të ngujuar në Ukrainë, e disa të tjerë e patën mundësinë të largoheshin dhe të shkonin në vendet e tyre.

Ndërsa, futbollistët ukrainas që luajnë jashtë vendit po hasin në vështirësi për t’i marrë familjet e tyre.

Por, për fatin e tij të mirë, Ignatenko do të ritakohet me familjarët pas ankthit që e përjetoi qe më shumë se një javë, kur edhe nisi lufta në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat