Guardiola: Nuk do të qajmë se kemi humbur Diazin

Futboll

Guardiola: Nuk do të qajmë se kemi humbur Diazin

Më: 4 mars 2022 Në ora: 18:53
Guardiola: Nuk do të qajmë se kemi humbur Diazin

Manchester City mbeti pa mbrojtësin e tyre më të mirë, portugezin Ruben Diaz, i cili do të duhet të pushojë nga katër deri në gjashtë javë në një periudhë vendimtare të sezonit, pas së cilës trajneri i “qytetarëve” Pep Guardiola tha për mediat se nuk do qaj pas këtij lëndimi.

Në pjesën vendimtare të sezonit, Sitit me gjasë do të mungojë portugezi në derbin me Liverpullin për kurorën e Premierligës, një seri ndeshjesh shumë të rëndësishme në Premierligë, por edhe ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, ky nuk është problem për Guardiolën, pasi nuk është hera e parë që një nga më të mirët të lëndohet dhe duhet të luajë pa të.

“Në sezonet e fundit, lojtarët tanë më të mirë kanë munguar për një kohë të gjatë. Do të doja të kisha Rubenin, të ishte këtu me ne, por … nuk do të qaj tani. Kemi dy qendërmbrojtës dhe është ashtu siç është. Gjëra të tilla ndodhin në sezon, kështu që ne do të luftojmë dhe do të përpiqemi të jemi mirë edhe me këta lojtarë”, tha Guardiola.

Siti është në pritje të ndeshjes së qytetit me Man. Junajtedin, të dielën në orën 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat