Giggs për legjendën e Interit: Më theu hundën...

Futboll

Giggs për legjendën e Interit: Më theu hundën...

Më: 4 mars 2022 Në ora: 20:24
Giggs për legjendën e Inter-it: Më theu hundën me një…

Kur kanë kaluar më shumë se dhjetë vite nga Triplete e arritur nga Mourinho, ai Inter i aftë të fitojë gjithçka është akoma në mendjen e tifozëve, jo vetëm ata zikaltër. dhe ai që ka ngritur trofeun e Champions League në Madrid, duke kurorëzuar një karrierë të jashtëzakonshme, ka qenë Javier Zanetti.

Kapiteni i mijëra betejave, i cili ka shkuar në Vitet ’90 në Milano dhe që tani është simboli i klubit në rolin e tij si drejtues. Një futbollist, Zanetti, për të cilin flitet gjithmonë shumë pak. Dhe të mendosh se nga argjentinasi është konsideruar një nga më të mirët në botë nga kolegët e tij, shkruan Telesporti.

Kjo është konfirmuar edhe nga deklaratat e bëra nga Ryan Giggs në emisionin MUTV Group Chat të transmetuar në YouTube.

Kur ish-trajneri i Uellsit është pyetur se cili ishte mbrojtësi më i mirë me të cilin ishte përballur në karrierë, ish-ylli i Manchester United nuk ka patur as dyshimin më të vogël.

“Kundërshtari më i fortë me të cilin jam përballur ka qenë Javier Zanetti, i Inter-it. Vraponte gjatë gjithë kohës. Dhe, për shkak se kishte luajtur edhe në mesfushë, e dinte se  çfarë duhej të bënte kur kishte topin.

Dinte të mbronte, ishte i fortë fizikisht, madje më ka thyer edhe hundën gjatë një çerekfinaleje të Champions League. Si mbrojtës, Zanetti kishte absolutisht gjithçka”.

Një kompliment shumë i madh, duke marrë parasysh se vjen nga një ish-lojtar që është përballur me çdo mbrojtës të madh në 25 vite karrierë.

Thyerja e hundës për të cilën ka folur Giggs ka ndodhur në çerekfinalet e Champions League të 1999-ës. kur United i tij ka eliminuar Inter-in dhe më pas ka fituar trofeun (dhe Triplete-n) në finalen e famshme kundër Bayern Munich.

Një episod që duket se i ka mbetur në memorie, duke parë se e ka përmendur e dhe në  autobiografinë e tij, jo pa një thumbim për zikaltrit dhe kushërinjtë milanistë.

“Personalisht, gëzimi im nuk ishte aq i madh sepse Javier Zanetti më kishte thyer hundën me një goditje pa dashje me bërryl, gjë q ë do të më ndodhte edhe me Milan-in në 2005-ën. Simpatikë këta milanezët. Dhe t ë mendosh se më kanë thënë gjithmonë që të luaja nga ato anë!”.

Po të kishte shkuar tek Inter-i do t’i kishte kursyer vetes një goditje me bërryl dhe nuk do të ishte përballur me mbrojtësin më të fortë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat