Bayerni dhe Dortmundi në garë për yllin gjerman

Futboll

Bayerni dhe Dortmundi në garë për yllin gjerman

Më: 5 mars 2022 Në ora: 18:54
Bayerni dhe Dortmundi në garë për yllin gjerman

Bayerni dhe Dortmundi në garë për yllin gjerman, ja përgjigjja e këtij të fundit.

Dy gjigandët gjermanë Bayern Munich dhe Borussia Dortmund raportohet se kanë shprehur interesim serioz në shërbimet e mbrojtësit të Freiburgut Nico Schlotterbeck.

Ndërkaq, ky i fundit në një intervistë për “Sky Germany” ka thënë se është i fokusuar në jetën e tij te Freiburgu, duke mos menduar për spekulimet që po qarkullojnë për të ardhmen e tij.

“Unë dua të koncentrohem vetëm te klubi im dhe vetëm pas këtij sezoni do të ulemi dhe të bisedojmë për hapin e radhës”, tha Schlotterbeck.

Në këtë sezon, mbrojtësi 22 vjeçar Nico Schlotterbeck ka arritur të bëjë 22 paraqitje në të gjitha garat për Freiburgun, duke regjistruar tre gola mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat