Shtyhet ndeshja Vjosa – Dardanët

Futboll

Shtyhet ndeshja Vjosa – Dardanët

Më: 6 mars 2022 Në ora: 14:25
Shtyhet ndeshja Vjosa – Dardanët

Takimi i skuadrës së Vjosës ndaj KF Dardanët që ishte paraparë të zhvillohej në kuadër të javës së 16’të të Ligës së Dytë është shtyrë për ditën e martë, njofton Insporti.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Vjosës me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Për arsye të kushteve atmosferike anulohet ndeshja KF.Vjosa – KF.Dardanët. Ndeshja zhvillohet të martën” – shkruhej në njoftim.

Për Vjosën kjo do të ishte ndeshja e parë e sezonës pranverore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat