Zikaltër po përgatisin rinovimin me portierin 38-vjeçar

Futboll

Zikaltër po përgatisin rinovimin me portierin 38-vjeçar

Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:04
Samir Handanoviq 

Portieri i Interit, Samir Handanoviq është një nga lojtarët kryesorë të zikaltërve.

Portieri slloven është pjesë e kampionëve të Italisë që prej vitit 2012, ndërsa dëshira për të vazhduar të mbajë veshur fanellën e zikalërve qëndron akoma.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit zikaltër po përgatisin rinovimin me portierin 38-vjeçar, ku do t’i ofrohej një kontratë deri në 2024, ndërsa paga e tij pritet të jetë prej 3.5 milionë eurosh në sezon do të reduktohet në akordin e ri.

Në qershor do të zbarkojë Andre Onana, i cili do të vijë me parametra zero nga Ajax.

Portieri afrikan do të rivalizojë fort për një post titullari me Handanovic, me Inzaghin që është i qetë në lidhje kuadratin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat