U mohua nga Leonardo

Futboll

U mohua nga Leonardo

Më: 6 mars 2022 Në ora: 17:42
Mbappe

Oferta e re e Paris Saint-Germain për Kylian Mbappen është kthyer në lajmin kryesor në të gjithë botën. Ndonëse drejtori sportive i PSG-së, Leonardo e ka mohuar një gjë të tillë, një kontratë me vlerë 200 milionë euro i është ofruar francezit, raportojnë mediet britanike, shkruan Supersporti.

Pas ofertave nga ana e Real Madrid, PSG ka shqyrtuar situatën dhe ka vendosur ta bëjë 23-vjeçarin lojtarin e tyre më të paguar.

Më tej shtohej se me kontratën e re Mbappe do të fitonte një pagë vjetore prej 50 milionë eurosh në dy sezone dhe një bonus prej 100 milionë eurosh.

Shifra këto që në total shkojnë në 200 milionë euro, por që janë hedhur poshtë nga Leonardo.

Përtej deklaratave të drejtorit sportive të parizienëve, shtypi britanik thekson se ai propozim i është bërë sulmuesit, ndonëse ende nuk dihet përgjigja e tij kundrejt kësaj superoferte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat