Më 20 mars Maqedonia i nis përgatitjet kundër Italisë

Futboll

Më 20 mars Maqedonia i nis përgatitjet kundër Italisë

Më: 6 mars 2022 Në ora: 17:46
Më 20 mars Maqedonia i nis përgatitjet kundër Italisë

Kanë mbetur edhe më pak se 20 ditë deri te ndeshja historike mes Italisë dhe Maqedonisë në gjysmëfinale të play-off për kualifikime në botërorin në Katar 2022.

Përzgjedhësi Bllagoja Milevski për 20 mars në Shkup ka caktuar grumbullimin e futbollistëve. Pasojnë dy stërvitje në Shkup dhe me 22 mars (e martë) ekspedita udhëton për në Palermo, ku me 24 mars (e enjte) në stadiumin “Renzo Barbera” me fillim prej orës 20:45  do të masin forcat me Italinë.

Fituesi i këtij takimi në finale me 29 mars do të ndeshet me fituesin e gjysmëfinales së dytë mes Portugalisë dhe Turqisë.

Lista e futbollistëve nga ana e Milevskit do të publikohet më herët dhe në të do të jenë edhe Elmas e Kostadinov, ndonëse nuk do të mund të luajnë kundër Italisë.

Biletat kanë dal në shitje

Mbështetësit e përfaqësueses A të Maqedonisë të cilët dëshirojnë ta përkrahin ekipin tonë në ndeshjen e balotazhit për kualifikim në Kampionatin Botëror 2022 ndaj Italisë në Palermo me 24 mars, nga e hëna (7 mars 2022), munden të aplikojnë për të blerë bileta për ndeshjen në email adresën në vijim:

Përkrahësit e interesuar të Maqedonisë për të blerë bileta për ndeshjen në stadiumin “Renco Barbera” në Palermo mund të aplikojnë për bileta deri më 15 mars 2022.

Të gjitha biletat të cilat Federata e Futbollit të Maqedonisë ka mundësi që ti ofrojë në shitje për tifozët nga vendi jonë janë në sektorin e stadiumit të caktuar për tifozët mysafirë. Çmimi i një biletës kushton 12 EURO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat