Leipzig i vendos çmim

Futboll

Leipzig i vendos çmim

Më: 6 mars 2022 Në ora: 19:37
Leipzig i vendos çmim

Christopher Nkunku është “ëndrra” e skuadrave “big” të cilat kërkojnë me çdo kusht të sigurojnë shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.

Duke parë situatën e krijuar dhe interesimin e shtuar për shërbimet e mesfushorit, Leipzig ka menduar t’i vendosë çmim.

Sipas “Sport Bild”, klubi gjerman i ka caktuar edhe çmimin e largimit yllit të skuadrës, dhe për ta lënë të lirë kërkojnë 75 milionë euro.

24-vjeçari ka shënuar 25 gola e ka asistuar në 13 të tjerë në 37 ndeshje zyrtare mes kampionatit, kupës dhe Ligës së Kampionëve. Nkunku është bashkuar me RB Leipzig në vitin 2019 për 13 milionë euro.

Por e ardhmja e tij duket larg Leipzig, pasi shumë skuadra të mëdha tanimë janë futur në garë për mesfushorin me skuadrat e Manchester United, Manchester City, Juventus, Arsenal dhe PSG, që kërkojnë ta bëjnë të tyrin Nkunkun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat