Formacionet zyrtare Napoli - Milan

Futboll

Formacionet zyrtare Napoli - Milan

Më: 6 mars 2022 Në ora: 19:58
Formacionet zyrtare Napoli - Milan

Vetëm një ndryshim për Spallettin në krahasim me udhëtimin fitues në Olimpico, me Lobotkën që kthehet në regji. Pioli i jep besim Kalulu së bashku me Tomori pas dëmtimit të Romagnolit, në mesfushë bashkohet Bennacer me Tonali, duke avancuar Kessié në vijën e fantazise për të shtypur playmakerin napolitan lart.

Messias fiton balotazhin me Saelemaekers. Napoli dhe Milani gjejnë Lozanon dhe Ibrahimovicin, prania e fundit e të cilëve daton në 23 janar. Të dy ulen në stol sonte. Sakaq, Pioli nuk ka fituar kurre kunder Luciano Spallettit.

Në 5 ndeshjet e fundit ndërmjet Napolit dhe Milan në “Maradona Stadium” në Serie A TIM, janë shënuar gjithmonë të paktën tre gola për ndeshje (22 në total, 4.4 mesatarja për ndeshje) Milan ka fituar vetëm 1 nga 14 ndeshjet e fundit të Serie A me Napolin (3-1 jashtë fushe më 22 nëntor 2020) nga te cilat jane 8 humbje, 5 barazime dhe vetem nje sukses…

NAPOLI (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Lobotka; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen. 
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Théo Hernandez; Tonali, Bennacer; Messias, Kessié, Leao; Giroud.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat