Hoffenheimi mposht Kolnin

Futboll

Hoffenheimi mposht Kolnin

Më: 6 mars 2022 Në ora: 20:56
Hoffenheimi mposht Kolnin

Tjetër fitore për Hoffenheimin, e katërta radhazi në Bundesligë, këtë herë në fushën e Kolnit me rezultatin 0-1.

Goli që vendosi takimin u shënua nga Posch në minutën e 61-të, pas pasimit të marrë nga Raum.

Hoffenheimi (43 pikë) përfitoi edhe nga barazimi i Leipzigut, duke krijuar një distancë prej 2 pikësh me këtë kundërshtar, që i kërcënon vendin e katërt. Në garë për vendin e fundit që të çon në Champions League në fakt është edhe Frieburgu, po me 41 pikë.

Me këtë disfatë Kolni humb terren me grupin e kryesuesve dhe mbetet 5 pikë larg zonës evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat