Milani mposht Napolin dhe rrëzon Interin nga froni

Futboll

Milani mposht Napolin dhe rrëzon Interin nga froni

Më: 6 mars 2022 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Milani ka regjistrua një fitore shumë të vlefshme në xhiron e 28-të në Serie-A duke e mposhtur me rezultat minimal Napoli si rivalin direkt në luftën për titull.

Ishte një pjesë e parë pa gola, por shumë e luftuar dhe me intensitet të lartë dhe skuadra shkuan në pushim me rrjeta të pa tundura.

Me të filluar pjesa e dytë, “Rossonerët” u treguan të efektshëm dhe gjetën golin e epërsisë në minutën e 49’ derisa realizues ishte shtatlarti francez Olivier Giroud.

Goli i tij doli të ishte edhe vendimtar dhe që ia siguroi Milanit tre pikë shumë të rëndësishme në luftënb për titull.

Skuadra e Piolit tani është liderë e tabelës me 60 pikë, dy më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Napoli i Amir Rrahmanit, i cili pati një paraqitje shumë të mirë në fushë, ka 57 pikë në vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat