Klinsmann: Interi nuk ka asgjë për të humbur

Futboll

Klinsmann: Interi nuk ka asgjë për të humbur

Më: 8 mars 2022 Në ora: 11:28
Klinsmann: Interi nuk ka asgjë për të humbur

Jurgen Klinsmann, ish-sulmuesi i Interit, flet për “La Gazzetta dello Sport” për ndeshjen e sotme midis Liverpool-Inter.

“Ekziston gjithmonë mundësia, gjëra të pamundura kanë ndodhur gjithmonë në futboll gjatë 90 minutave. Interi nuk ka asgjë për të humbur dhe është në gjendjen më të mirë për të provuar të pamundurën.

Ndeshjen e parë i mungoi vetëm goli, pasi lojën e menaxhuan më së miri.

Mënyra se si do të ndeshen sot ndaj Liverpoolit do t’i ndihmojë për rrugëtimin deri në fundin e sezonit. Nuk ka rëndësi fitore apo humbje, Interi duhet të provojë maksimumin sot”, është shprehur Klinsmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat