Cannavaro: Do të shikoj përreth dhe do të vendos

Futboll

Cannavaro: Do të shikoj përreth dhe do të vendos

Më: 8 mars 2022 Në ora: 12:32
Cannavaro: Do të shikoj përreth dhe do të vendos

I intervistuar nga “Corriere dello Sport”, ish-kampioni i botës dhe ish-kapiteni i Juventusit, Fabio Cannavaro, ka folur për të ardhmen e tij, betejën e Serie A dhe kombëtaren axurre:

“Do të shikoj përreth dhe do të vendos. Nuk dua të gaboj në zgjedhjen time, por të demonstroj aty ku duhet bagazhin e përvojës prej gjashtë vitesh si trajner”.

Duke folur për të tashmen dhe të ardhmen e tij si udhërrëfyes Teknik, Cannavaro kthehet menjëherë në Serie A dhe te sprinti përfundimtar i titullit.

Për të janë katër sfidues potencial: “Duke pasur parasysh evolucionin e Juventusit, do të ishte një gabim i madh të konsiderohej Allegri i përjashtuar në mënyrë të pakthyeshme nga lufta e titullit. Edhe Napoli, i cili humbi ndeshjen direkte me kuqezinjtë, mbetet në garë. Është një betejë me katër pretendentë”, ka thënë Cannavaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat