Në pritje të derbit më të madh të Kosovës

Futboll

Në pritje të derbit më të madh të Kosovës

Më: 8 mars 2022 Në ora: 13:42
Në pritje të derbit më të madh të Kosovës

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 24-të. Këtë xhiro ndeshjet do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten.

Lideri aktual i kampionatit, Ballkani luan në udhëtim te Malisheva, teksa Ulpiana e Dukagjini përballen në Lipjan.

Prishtinën e pret një duel më i lehtë në letër pasi luan në udhëtim te Feronikeli.

Të enjten në program janë edhe dy sfida të tjera për tu zhvilluar, ku vëmendja është te derbi i Anamoravës dhe më i madhi në Kosovë mes Dritës dhe Gjilanit.

Dueli tjetër i kësaj dite zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë mes Llapit dhe Drenicës.

E mërkure 09.03.2022

13:00 Malisheva – Ballkani
13:00 Ulpiana – Dukagjini
13:00 Feronikeli – Prishtina

E enjte 10.03.2022

13:00 Drita – Gjilani
13:00 Llapi – Drenica

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat