Christensen te Barcelona deri në vitin 2027

Futboll

Christensen te Barcelona deri në vitin 2027

Më: 8 mars 2022 Në ora: 15:45
Andreas Christensen

Andreas Christensen do t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës.

Mbrojtësi danez i skuadrës së Chelsea, Andreas Christensen ka bërë zgjedhjen e tij sa i përket të ardhmes së tij.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, lojtari do t’i bashkohet Barcelonës me një kontratë valide deri në vitin 2027.

Takimet mes dy palëve po vazhdojnë për t’i mbyllur edhe marrëveshjet për detajet finale.

Lojtari përfundimisht nuk do të vazhdojë me Chelsea dhe zgjedh Barcelonën para Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat