Dembele i hapur

Futboll

Dembele i hapur

Më: 8 mars 2022 Në ora: 19:25
Dembele i hapur

Ousmane Dembele thuhet se është i hapur për të vazhduar kontratën me Barcelonën, pavarësisht se po lidhet me një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës.

Kontrata e reprezentuesit francez skadon në qershor të këtij viti dhe ai është i lirë të nënshkruajë parakontratë me klubet tjera.

Sipas “COPE”, Dembele e ka lënë të hapur mundësinë për të nënshkruar një kontratë të re me katalunasit, edhe pse nuk ka pasur ende bisedime mes agjentit të tij dhe klubit.

24-vjeçari thuhet se është i lumtur në “Camp Nou” që nga ardhja e Xavit në nëntor, me anësorin që luajti në 12 ndeshje në të gjitha garat nën drejtimin e trajnerit spanjoll.

Ousmane Dembele besohet se nuk po nxiton që të vendosë për të ardhmen e tij dhe se momentalisht është i fokusuar plotësisht në përfundimin e sezonit te Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat