Daja zbulon ‘fajtorin’ për humbjen e parë të Ballkanit nën drejtimin e tij

Futboll

Daja zbulon ‘fajtorin’ për humbjen e parë të Ballkanit nën drejtimin e tij

Më: 9 mars 2022 Në ora: 16:04
Daja zbulon ‘fajtorin’ për humbjen e parë të Ballkanit nën drejtimin e tij

Ballkani ka pësuar humbje shokuese në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Suharekasit u mposhtën në udhëtim te Malisheva, me rezultat të pastër, 2-0, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, është prononcuar kryetrajneri i Ballkanit, Iliri Daja i cili deri para këtij takimi kishte bilanc perfekt me portokallinjtë.

Daja ka marrë përgjegjësinë për humbjen që ekipi i tij e pësoi sot.

“Besoj se nuk ishte një ditë e mirë për të gjithë, duke filluar nga vetja që e marrë përgjegjësinë për këtë humbje. Bëmë një rotacion për t’u freskuar ekipin, gjë që nuk rezultoi pozitivisht.

Sidoqoftë, humbja do të vinte dhe më mirë që erdhi tani për të na ulur me këmbë në tokë pasi nuk ka ndeshje të lehta. Kemi bërë shumë gabime, sidomos në ndërtimin e aksionit nga mbrojtësit. Gjithsesi, duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të rikthehemi sa më shpejtë të rezultatet pozitive që i patëm gjatë kësaj periudhe”, është shprehur Daja.

Pavarësisht humbjes, Ballkani mbetet lider në tabelë me 48 pikë dhe një ndeshje më shumë të zhvilluar se Gjilani që është në vendin e dytë me 46 pikë dhe të enjten përballet me Dritën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat