​Flet Benzema: Rekordet? Unë nuk ndalem dot

Futboll

​Flet Benzema: Rekordet? Unë nuk ndalem dot

Më: 9 mars 2022 Në ora: 23:42
Karim Benzema

Karim Benzema ka premtuar se ai do të vazhdojë të shënojë vazhdimisht gola edhe pas një paraqitje mbresëlënëse ndaj PSG-së të mërkurën duke shënuar tre gola për ta siguruar kalimin e skuadrës së tij në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Jam krenar që jam golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Real Madridit, por nuk do të ndalem, dua të shënoj përsëri dhe përsëri”, tha Benzema pas ndeshjes.

Ai shtoi se Reali është një skuadër që nuk dorëzohet kurrë dhe falënderoi tifozët për mbështetjen e madhe.

“Real Madridi është ende gjallë dhe ne nuk do të dorëzohemi kurrë. Duhet të falënderojmë tifozët e Real Madridit, ata ishin të veçantë sonte”, tha sulmuesi francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat