Ismet Munishi: Rezultati i sotëm është real

Futboll

Ismet Munishi: Rezultati i sotëm është real

Më: 10 mars 2022 Në ora: 15:31
Ismet Munishi: Rezultati i sotëm është real

Ka përfunduar derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit me rezultatin baras 1:1.

Pas ndeshjes, në intervistën për “Art-Sport” trajneri Ismet Munishi deklaroi se është i kënaqur me barazimin e sotëm.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka thënë se rezultati ishte real por ai ka kritikuar skuadrën e tij për golin e pranuar duke thënë se nuk guxojnë të marrin gola kaq të lehtë si morën sot.

“Kjo është një ndeshje derbi, ka pasur disa gabime për shkak të fushës së rënduar. Mendoj se rezultati i sotëm është real. Nuk guxojmë të pësojmë gola siç pranuam sot. Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve”, tha Munishi për Artsport.

Pas 24 xhirove të zhvilluara, Gjilani renditet në pozitën e dytë me 47 pikë, një më pak se sa Ballkani që ka 48 në pozitën e parë, shkruan Insporti.

Drita me këtë pikë, tashmë ka grumbulluar 42 pikë dhe renditet në pozitën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat