Barcelona e do me çdo kusht

Futboll

Barcelona e do me çdo kusht

Më: 10 mars 2022 Në ora: 15:57
Barcelona e do me çdo kusht

E duan të gjithë klubet e mëdha dhe është normale që të jetë kështu, Erling Haaland është një nga emrat më të kërkuar në merkato, edhe për shkak të çmimit 75 milionë euro të përcaktuar nga klauzola e përfshirë në kontratën me Borussia Dortmund.

Një nga skuadrat që po bën gjithçka është e mundur për ta marrë është Barcelona.

Në fillim është zhvilluar një takim mes Laporta-s dhe Raiola-s në Monako, më pas një tjetër mes Xavi-t dhe vetë lojtarit, për t’i shpjeguar projektin teknik dhe të gjithë avantazhet që do të gjente te Barcelona.

Sipas Le10sport, norvegjezi duket se është shumë i interesuar, për këtë arsye ka vënë disa kushte për katalanasit: një nga këto kushte duket se është që të nënshkruajë një kontratë të shkurtër, në mënyrë që të mund të rishqyrtohen kushtet ekonomike pasi klubi të ketë dalë nga vështirësitë aktuale financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat