Atletico në garë për Dybalan

Futboll

Atletico në garë për Dybalan

Më: 10 mars 2022 Në ora: 18:44
Atletico në garë për Dybalan

Atletico Madridi i bashkohet garës me Interin për yllin argjentinas, Paulo Dybala.

Argjentinasit Dybala, i përfundon kontrata në qershor dhe është në pikëpyetje e ardhmja e tij. 

Sot pasdite pritej të realizohej takimi mes agjentit të Paulo Dybala me udhëheqësit e ekipit të Juventusit, por sipas disa informacioneve ai takim është shtyrë.

Kjo mund të jetë një shenjë që koha e Dybalas te Juve ka përfunduar. Në garë për të pas Interit është futur edhe Atletico Madridi.

Drejtori sportiv i ‘Los colchoneros’, Andrea Berta e pëlqen shumë argjentinasin dhe e duan atë në Madrid. 

Mbetet të shihet nëse Dybala do arrijë marrëveshje me ekipin nga Torino, apo do largohet drejt dy ekipeve që janë pas tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat