Shehi: Duhet mendje e ftohtë ndaj Vllaznisë

Futboll

Shehi: Duhet mendje e ftohtë ndaj Vllaznisë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 12:07
Shehi: Duhet mendje e ftohtë ndaj Vllaznisë

Të shtunën do të luhet derbi i Shqipërisë në “Loro Boriçi”. Vllaznia pret Tiranën kryesuese në Shkodër, takim që do të nisë prej orës 16:45 dhe do të transmetohet në Supersport 3. Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi foli për mediet rreth kësaj sfide të vështirë dhe të bukur, teksa preku edhe disa tema të tjera.

“Pas derbit të qytetit kemi derbin e Shqipërisë. Janë dy skuadra me traditë dhe cilësi, do të jetë një ndeshje kualitative. Situata është e mirë, nesër kemi edhe mungesa të ditura për shkak kartonash. Po e trajtojmë si një ndeshje që do vlerësim maksimal dhe mendje të ftohtë. Kur ke mendje të ftohtë, edhe vendimet merren të duhurat, sepse futbolli për mendimin tim është vendimmarrje.

Shpresoj të mos ndikojnë mungesat, por skuadra e ka shprehur se nuk është e varur nga individët. Janë mungesa me peshë, janë lojtarë të formacionit bazë dhe të rëndësishëm, por duhet që skuadra të mos varet nga individët, të varet nga grupi.

Vllaznia? Ka qenë ndeshja e parë e këtij fillim viti, por kanë kaluar shumë ndeshje, skuadra ka marrë formën më të mirë. E përsëris: skuadra do të jetë ashtu siç ka qenë në 90% të periudhës që kemi luajtur, nesër do të jetë ndeshje krejtësisht tjetër.

Ne vijmë pas një periudhe të mirë, e kemi treguar me lojë dhe me pikë. Tani vjen faza e fundit e kampionatit dhe përqendrimi duhet të jetë maksimal. Tani merren frytet e sezonit, është faza më delikate, sepse je pranë objektivave. Ndeshjet marrin një këndvështrim tjetër, pasi të gjithë skuadrat luftojnë për objektiva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat