Barcelona bën gati zyrtarizimin

Futboll

Barcelona bën gati zyrtarizimin

Më: 11 mars 2022 Në ora: 13:12
Barcelona bën gati zyrtarizimin

Duket se do të fillojë shumë shpejt arratisja e lojtarëve nga Chelsea, e përshpejtuar nga ngrirja e të gjitha pasurive që zotërohen nga Roman Abramovich nga ana e Mbretërisë së Bashkuar.

Lamtumira e parë, në të vërtetë, nuk duhet të jetë një surprizë. prej ditësh Andreas Christensen, i lirë të nënshkruajë me kosto zero për një klub tjetër në fund të sezonit, ka vendosur të largohet te Stamford Bridge.

Sipas shtypit britanik, është vetëm çështje ditësh zyrtarizimi i transferimit të qendërmbrojtësit danez te Barcelona në fund të kampionatit.

Një largim ky që mund t’i hapë rrugë edhe shumë largimeve të tjera, me të ardhmen e klubit londinez që duket shumë e pasigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat