Familjarët e Maradonës: Ai është shfrytëzuar financiarisht

Futboll

Familjarët e Maradonës: Ai është shfrytëzuar financiarisht

Më: 11 mars 2022 Në ora: 13:21
Familjarët e Maradonës: Ai është shfrytëzuar financiarisht

Ish-partnerët e Diego Maradonës, Claudia Villafane dhe Veronica Ojeda, pozuan së bashku për një fotografi përkrah tre fëmijëve të tij, Dalma, Giannina dhe Dieguito Fernando.

Kjo foto u shoqërua me një deklaratë zyrtare, e cila ishte firmosur edhe nga Diego Junior, në të cilën trashëgimtarët e Maradonës denoncuan mënyrën sesi ai u trajtua para vdekjes së tij më 25 nëntor 2020.

Në deklaratë, familjarët e tij kërkuan që të zbardhet e vërteta se çfarë ka ndodhur saktësisht në ditët e fundit të jetës së tij.

“Qëllimi ynë dhe i avokatëve tanë ishte të zbulonim se çfarë ndodhi me babain tonë në fund të jetës së tij, të vërtetën për fundin e jetës së tij”, thuhet në deklaratë.

“Gjithashtu, të dihet e vërteta për veprimet e rrethit të tij të ngushtë, të cilët ishin me të dhe më pas e izoluan në vitet e fundit të jetës së tij, ndoshta duke e braktisur në fund, duke i marrë pasuritë dhe duke u bërë milionerë brenda natës.

“Prandaj ne duam gjithashtu të bëhet e qartë se kush është kush në këtë histori dhe duam që e gjithë bota ta dijë me siguri se ne jemi përgjegjës për mbrojtjen e trashëgimisë së babait tonë, kështu që nuk ka dyshim se me kë të flasim.”

Në deklaratë, familjarët e Maradonës përfshinin dokumentin gjyqësor që përshkruan makthin që ai përjetoi gjatë ditëve të fundit të jetës së tij, ndërsa një grup njerëzish e shfrytëzonin financiarisht.

“Ata e ulën Diego Armando Maradonën në një gjendje shërbimi, duke kufizuar kontaktet e tij me familjarët, miqtë dhe të afërmit e tij, personalisht dhe me telefon, duke e furnizuar me alkool, drogë dhe marihuanë dhe duke e manipuluar psikologjikisht me pajisje të ndryshme, me për ta mbajtur nën kontrollin e tyre, për të përfituar financiarisht nga të ardhurat e tij”, thuhet në dokument.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat