Kukësi ndaj Dinamos për të dalë nga kriza

Futboll

Kukësi ndaj Dinamos për të dalë nga kriza

Më: 11 mars 2022 Në ora: 15:33
Kukësi ndaj Dinamos për të dalë nga kriza

Skuadra e Kukësit nuk është duke kaluar momentin e saj më të mirë në këtë pikë të sezonit, teksa verilindorët nuk fitojnë prej katër ndeshjesh, nga të cilat kanë humbur dy të tilla, përballë Laçit dhe Partizanit.

Megjithatë, në kampin e Kukësit kërkojnë të mbajnë lart moralin dhe ndaj Dinamos të dielën në Kamzë presin të bëjnë kthesën dhe të rikthehen te tre pikët. Në stërvitjen e fundit, prezent ka qenë edhe Presidenti i Nderit të Kukësit, Safet Gjici.

Presidenti ka mbështetur lojtarët dhe ka provuar t’i motivojë ata për pjesën e mbetur të kampioatit.

Sakaq, trajneri Diego Longo nuk ka pasur në dispozicion në seancën stërvitore mbrojtësin Bruno Lulaj dhe sulmuesin Vasil Shkurtaj me të dy lojtarët që vuajnë dëmtime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat