Guardiola: Nuk ka për ta fituar kurrë Topin e Artë...

Futboll

Guardiola: Nuk ka për ta fituar kurrë Topin e Artë...

Më: 11 mars 2022 Në ora: 15:39
Guardiola: Nuk ka për ta fituar kurrë Topin e Artë...

Deri në këtë moment të sezonit, mund të thuhet se Bernardo Silva është një nga lojtarët më të mirë në botë. Portugezi konsiderohet një futbollist i kompletuar falë cilësive që ka.

Me paraqitje të shkëlqyera në ndeshje të mëdha kundër Liverpool, Chelsea, Manchester United dhe Paris Saint-Germain, Bernardo Silva ka bindur një pjesë të tifozëve dhe të ekspertëve se është mes më të mirëve në botën e futbollit.

Ndërsa Pep Guardiola është mes atyre që e vlerësojnë shumë mesfushorin, ai ka shpjeguar pse ai beson se lojtari i City-t nuk ka asnjë shans për të fituar Topin e Artë në të ardhmen e afërt.

“Nuk ka për ta fituar kurrë Topin e Artë sepse duhet të jesh në rrjetet sociale dhe nuk mjafton të fitosh, por duhet të shënosh edhe shumë gola, gjë që Bernardo nuk e bën”, ka thënë trajneri spanjoll.

“Do të më pëlqente shumë nëse do të ndodhte një ditë. Do të isha i gëzuar për të si për çdo lojtar tjetër që kemi këtu nëse një ditë do të fitonte Topin e Artë. Për mua, si trajner, ai mund të bëjë gjithçka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat