Përgjimet e fusin në telashe

Futboll

Përgjimet e fusin në telashe

Më: 11 mars 2022 Në ora: 15:52
Përgjimet e fusin në telashe

Quincy Promes është përfshirë në telashe të mëdha, teksa mbi të rëndojnë akuzat e tentativës për vr.asje dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Në bisedat telefonike të bëra me familjarët, vetë 30-vjeçari ka pranuar se ka goditur me thikë kushëririn e tij, por qëllimi për të kishte qenë vrasja.

Ndërkohë arsyeja e përgjigjimit të kësaj bisede ka të bëjë me faktin se Promes dyshohej si i përfshirë në kri.min e organizuar të lëndëve narkotikë.

“De Telegraaf” bën me dije se lojtari i Kombëtares së Hollandës është i përfshirë së bashku me familjarë të tij në marrjen e një sasie prej 4 tonësh kok.ainë, e cila kap vlerën e 120 milionë eurove.

Por Promes aktualisht ndodhet në Rusi, ku luan për Spartakun e Moskës, dhe arrestimi i tij pritet të jetë i vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat