Manchester United e kërkon sulmuesin e Lyonit

Futboll

Manchester United e kërkon sulmuesin e Lyonit

Më: 11 mars 2022 Në ora: 16:33
Moussa Dembele.

Manchester United janë pas sulmuesit të Lyonit, Moussa Dembele.

‘Djajtë e Kuq’ janë në kërkim të një sulmuesi, si opsion për ta është Moussa Dembele.

Francezi ka një kontratë me ekipin nga Ligue 1 deri në qershor të vitit 2023, por mund të largohet gjatë verës.

Ekipi drejt të cilit mund të transferohet është Manchester United.

Dembele po kalon në një periudhë shumë të mirë në Francë, në 19 paraqitje ai ka shënuar nëntë gola.

Në gjashtë ndeshjet e tij të fundit, ai ka shënuar pesë gola.

Mbetet të shihet nëse lojtari do qëndrojë edhe më tej në Francë, apo do largohet te United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat