Rroga dhe joshja nga Europa

Futboll

Rroga dhe joshja nga Europa

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:07
Rroga dhe joshja nga Europa

Mes Paulo Dybalës dhe Juves vijon një histori e tipit “tërhiqe, mos e këput”. Gjithçka lidhet me rinovimin për të cilin u bisedua për herë të parë që përpara pandemisë e kur në krye të bordit drejtues bardhezi ishte Fabio Paratiçi.

Kush mendon se raportit i ka ardhur fundi gabohet pasi takimi me menaxherin Horge Antun u shty përsëri.

Asgjë personale, thjesht ka qenë klubi që ka vendosur që të bisedojë në një moment të dytë me lojtarët në skadencë (Bernardeski, Perin, De Shiljo e Kuadrado). Nga ana e tij, Dibala duket i qetë dhe ka nisur punën me top pas dëmtimit të pësuar.

Në stërvitjen e Juves kishte edhe tifozë që e ftonin të rinovonte teksa argjentinasi i përshëndeste për së largu. Në takimin e tetorit, palët kishin një marrëveshje me 8 milionë euro rrogë e dy të tjerë bonuse, por askush nuk garanton që kushtet nuk kanë ndryshuar siç ndryshoi data e takimit të planifikuar për në shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat