Osimhen: Humbja kundër Milanit ka qenë e dhimbshme

Futboll

Osimhen: Humbja kundër Milanit ka qenë e dhimbshme

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:55
Osimhen: Humbja kundër Milanit ka qenë e dhimbshme

Sulmuesi i Napoli-t, Victor Osimhen, është kthyer të flasë për humbjen e pësuar kundër Milan-it në kampionat 6 marsin e kaluar. Ndeshjes pas së cilës nuk kanë munguar polemikat, shkruan Telesporti.

“Humbja kundër Milanit ka qenë e dhimbshme.

Nuk kemi bërë një ndeshje të madhe, por natyrisht jemi të vetëdijshëm se kemi luajtur kundër një ekipi të fortë”, ka thënë sulmuesi për Radio Kiss Kiss Napoli.

“E kemi analizuar me detaje ndeshjen dhe gabimet që kemi bërë, por e përsëris se ka qenë një humbje e vështirë për t’u gëlltitur. A kishte një penallti ndaj meje në pjesën e parë? Natyrisht që ishte faull. Nuk kam simuluar sepse do të isha ndëshkuar me karton të verdhë.

“Prisja që arbitri të shkonte te VAR, por nuk e ka bërë. Vendimi i arbitrit ka qenë i ndryshëm, por duhet pranuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat