Rangnick: Zërat për largimin e CR7 nuk më interesojnë

Futboll

Rangnick: Zërat për largimin e CR7 nuk më interesojnë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 20:37
Cristiano Ronaldo

Mungesa e Cristiano Ronaldos në derbin e Manchesterit ngriti shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e sulmuesit portugez, ndërsa mori vëmendje shumë të madhe.

Një problem fizik që është mohuar nga njerëz afër lojtarit, i cili duket se nuk e ka marrë zgjedhjen e trajnerit për ta lënë në stol dhe ka vendosur të shkojë në Portugali.

Një lëvizje që nuk është pëlqyer aspak nga shokët e skuadrës dhe që duket se po sjell një krisje të pandreqshme mes lojtarit dhe klubit aktual.

Në konferencën për shtyp, trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick ka folur edhe për situatën e krijuar me CR7 dhe ka sqaruar nëse mes tyre ka një krisje të marrëdhënies.

Tekniku i djajve gjithashtu shtoi se nuk i interesojnë zërat për largimin e Ronaldos nga “Old Trafford”

Si është Cristiano Ronaldo?

“Është kthyer në stërvitje dje. Është stërvitur gjatë gjithë seancës dhe pres që të vazhdojë kështu. Është stërvitur mirë, si pjesa tjetër e grupit, kështu që mendoj se do të jetë në dispozicion”.

Keni probleme?

“Probleme, çfarë doni të thoni me probleme?”.

Thuhet se nuk është i lumtur.

“Nuk e kam pyetur nëse është i lumtur në Manchester, te ky klub. Për mua ka rëndësi që është përsëri në formë, dhe tani është kthyer të stërvitet”.

Thuhet se klubi nuk ishte në dijeni për vendimin e Ronaldo-s për t’u kthyer në Portugali. Mund ta sqaroni këtë?

“Jo, sepse nuk ka kuptim të kthehemi mbrapa dhe të shikojmë atë që ka ndodhur gjashtë ose shtatë ditë më parë. Ajo që ka rëndësi është ajo që ndodh sot dhe nesër. Për mua, nuk ka kuptim të diskutojmë përsëri për këtë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat