Maqedonia e Veriut me Ligën e Dytë Unike

Futboll

Maqedonia e Veriut me Ligën e Dytë Unike

Më: 12 mars 2022 Në ora: 13:26
Maqedonia e Veriut me Ligën e Dytë Unike

Kuvendi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, dha dritë gjelbër për formimin e Ligës së Dytë Unike me 16 skuadra, nga sezoni i ardhshëm.

Kjo iniciativë ishte kërkuar në mbledhjen e fundit, me atë ndryshim që tani nuk do të ketë ndeshje të balotazhit për mbijetesë në Ligën e Dytë.

Me vendim unanim janë miratuar ndryshimet e reja, me të cilat në sezonin aktual, nga Liga e Dytë do të largohen nga dy skuadra në Lindje dhe Perëndim dhe nuk do të ketë balotazh skuadrat në vendin e shtatë.

Në të ardhmen, Liga e parë do të plotësohet nga 2 skuadrat më të mira në Ligën e Dytë, ndërsa ato në vendin e tretë dhe të katërt në Ligën e Dytë Unike, do të zhvillojnë sfidat e balotazhit për plotësimin e konkurencës në Ligën e Parë.

Në Kuvendin e rregullt, në prezencë të përfaqësuesve nga UEFA dhe FIFA, u prezantua buxheti, me të cilin FFM ka arkëtuar 19 mln euro, duke harxhuar rreth 15 mln euro, duke investuar plot 3 mln euro në infrastrukturën e futbollit në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat