Vendos kushtin marramendës

Futboll

Vendos kushtin marramendës

Më: 12 mars 2022 Në ora: 13:31
Vendos kushtin marramendës

Mohamed Salah është gati të largohet nga Liverpool-i nëse kërkesat e tij nuk do të plotësohen. Ylli egjiptian është lodhur sepse nuk ndihet i vlerësuar nga klubi i tij.

Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë në botë në pesë vitet e fundit. Ai ka statistikat dhe trofetë nga ana e tij, por vazhdon të injorohet nga mediat dhe pjesa e tjetër e botës.

Çdo klub do të bënte gjithçka është e mundur për të patur një lojtar si Salah, por Liverpool-i nuk mund ta përballojë rrogën e një super ylli si klubet e tjera të mëdha.

Egjiptiani dhe menaxheri i tij kërkojnë të paguhen si Cristiano Ronaldo ose Kevin de Bruyne, por Liverpool-i nuk është klubi i duhur për të bërë një kërkesë të tillë.

Eksperti i merkatos Fabrizio Romano ka konfirmuar se lojtari ka kërkuar një shumë të madhe parash. Menaxheri i tij kërkon që Mo të jetë në një nivel me Kevin de Bruyne dhe Cristiano Ronaldo-n. Një nga lojtarët më të paguar në Premier League.

Megjithatë, Liverpool-i nuk do ta pranojë këtë kërkesë sepse thjesht nuk mund ta përballojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat