Drita nuk ia ka frikën Dukagjinit, Nuhiu: Do të qasemi me seriozitet maksimal

Futboll

Drita nuk ia ka frikën Dukagjinit, Nuhiu: Do të qasemi me seriozitet maksimal

Më: 12 mars 2022 Në ora: 18:22
Drita nuk ia ka frikën Dukagjinit, Nuhiu: Do të qasemi me seriozitet maksimal

Një ditë para ndeshjes së javës së 25-të të Kampionatit të Kosovës në futboll, FC Drita nga Gjilani mbajti konferencë për media ku u diskutua për përgatitjet e ndeshjes ndaj KF Dukagjinit.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, theksoi se në ndeshjet e radhës gabimi duhet të jetë minimal dhe fitorja është synimi i vetëm edhe në takimin ndaj KF Dukagjinit.

“Ndeshjen e nesërme do ta vlerësojmë në maksimum, pasi përballemi me një skuadër me formë të mirë në tri ndeshjet e fundit, me individë cilësorë dhe taktikisht e disiplinuar.

Kemi analizuar ndeshjet dhe jemi të bindur si unë dhe futbollistët që të qasemi me seriozitetin më të madh, sepse po shkojmë drejt fundit të kampionatit dhe ndeshjet po pakësohen. Nuk kemi të drejtë të gabojmë dhe duhet të vazhdojmë të luajmë futboll të mirë, si në ndeshjen e fundit.

Preferoj të kemi lojë të rrjedhshme dhe të kesh topin në qarkullim, të ndërtojmë në ato hapësira që na krijohen për të marrë më të mirën nga secila ndeshje. Kemi përgatitur ndeshjen dhe jemi të vetëdijshëm se cfarë duhet të bëjmë nesër”, ka thënë Nuhiu. Ndeshje luhet në orën 13.00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat